LSDM: S’ka shpërndarje të parlamentit e as presione ndaj deputetëve

LSDM: S’ka shpërndarje të parlamentit e as presione ndaj deputetëve

LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit I cili tha se nëntoka” kriminale e LSDM-së dhe BDI-së po u bën presione deputetëve që janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“I frikësuar për karrigen e tij në Pallatin e Bardhë, Mickoski kapet në gënjeshtrat e tij. Për këtë shkak, sot në festën e madhe krishtere, patjetër të plasojë gënjeshtra të reja . Në fillim të këtij viti, pikërisht në Krishtlindje, Mickoski deklaroi se në fund të Janarit do të tubojë 61 deputetë dhe do të ndodh shpërndarja e Kuvendit. Ja, erdhi Janari, nuk ka asgjë nga deklaratat e tij, Mickoski gënjeu popullin. Për këtë shkak, kur e sheh qartazi se nuk ka 61 deputetë, Mickoski patjetër të plasojë gënjeshtra të reja, pretendime për presione ndaj deputetëve. Nuk i ngjan një politikani që festat fetare t`i trajtojë si Mekë për të gënjyer popullin” – thuhet në reagimin e LSDM-së.