LSDM shpall edhe 11 kandidatë të rinj për kryetarë komunash

Bordi Ekzekutiv i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) mbajti një seancë të rregullt gjatë së cilës miratoi kandidaturat për kryetarë komunash në 11 komuna të tjera në gjithë vendin, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në njoftimin zyrtar, LSDM thekson përkushtimin për të ofruar kandidatë të denjë, të ndershëm dhe me përvojë, të cilët do të punojnë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të komunave.
Kandidatët e LSDM-së për kryetarë komunash janë:
-
Butel – Olivera Livriniq
-
Veles – Maja Hesko
-
Gjevgjeli – Mile Atanasov
-
Delçevë – Dejan Glindzharski
-
Demir Kapi – Lazar Petrov
-
Konçe – Blagoj Iliev
-
Kratovë – Vlatko Spirovski
-
Krivogashtani – Igor Karavilovski
-
Makedonski Brod – Ivica Stojkovski
-
Rankovce – Daniel Krstevski
-
Staro Nagoriçane – Dalibor Trajkovski