LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë është shfaqje politike, jo reformë

LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë është shfaqje politike, jo reformë

LSDM ka vlerësuar se rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë përbën një shfaqje politike dhe jo një proces që sjell reforma thelbësore apo ndryshime reale në politikat qeverisëse.

Në një deklaratë për media, partia opozitare thekson se qytetarët po përballen me sfida serioze ekonomike, rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe një standard të ulët jetese, ndërsa shumica qeverisëse, sipas saj, po fokusohet në ndryshime kadrovike në vend të zgjidhjes së problemeve konkrete.

LSDM vlerëson se bisedimet e paralajmëruara ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it nuk sjellin ndryshime thelbësore, por paraqesin një përpjekje për të devijuar vëmendjen e publikut nga sfidat reale me të cilat përballet vendi.

Partia akuzon Qeverinë për mungesë përgjigjeje ndaj problemeve ekonomike, duke përmendur rënien e investimeve, deficitin e lartë buxhetor dhe emigrimin e të rinjve si disa nga çështjet më shqetësuese.

Sipas LSDM-së, një rikonstruim pa reforma të mirëfillta, pa përgjegjësi politike dhe pa ndryshim të kursit qeverisës nuk mund të sjellë përmirësim të situatës.

“Qytetarët nuk kanë nevojë për ministra të rinj që do të vazhdojnë të zbatojnë të njëjtat politika, por për rezultate konkrete dhe përgjegjësi”, thuhet në reagimin e partisë.

MARKETING