LSDM: Policët e pafajshëm dënohen për fajin e Gashit në kufi
LSDM-ja përmes një komunikate për media ka reaguar pasi dje MPB njoftoi se ka nisur procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë, në lidhje me kalimin e delegacionit të Afrim Gashit në pikën kufitare “Bllacë”, i cili mori pjesë në një dasmë në Kosovë.
“MPB i konfirmoi të gjitha informacionet e publikuara nga LSDM-ja, publikisht, në një konferencë për media. Po bëhet një montim për të mbrojtur një zyrtar qeveritar. Në mënyrë të turpshme dhe çnjerëzore, fajin për skandalin në kufi dhe lëshimin e krushqive të Gashit DPMNE-ja me Toshkovskin ia faturojnë policëve që punojnë në pikën kufitare. Për gjashtë policët MPB propozon procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë. Në vend që t’i kërkohet llogari shefit Naum Ramuka, i cili ka dhënë urdhra, po ndëshkohen njerëz të pafajshëm, të ndershëm. Ky është turp. Doli se Mickoski një gjë thotë në publik dhe bën një gjë krejtësisht tjetër. Ndërsa predikimet për përgjegjësi mbahen kundër njerëzve të pafajshëm dhe Toshkoski zbaton mbrojtje policore-partiake për shefin e tyre të preferuar Ramuka. Kjo është edhe një arsye që Prokuroria të veprojë për këtë rast. Prokuroria kompetente duhet ta parandalojë këtë padrejtësi dhe fajtorët e vërtetë të mbajnë përgjegjës”, thonë nga LSDM.