LSDM: Mickoski po merret me “magji” kur flet për ekonominë
LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili së fundmi ka pohuar se ekonomia e Maqedonisë renditet ndër më të mirat në Evropë për nga rritja.
Nga LSDM ironizojnë deklaratat e kryeministrit, duke thënë se ai “merret me magji” dhe se realiteti ekonomik është krejtësisht ndryshe nga ai që paraqitet në konferencat për shtyp.
“Nuk jemi më ‘ekonomia e tretë në Evropë’. Tani kemi një rritje më të lartë se i gjithë Bashkimi Evropian. Dhe jemi të parët në Evropë për sa i përket përqindjes së rritur të turistëve. Bravo”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Partia opozitare thekson se qytetarët po përballen me vështirësi të përditshme ekonomike.
“Ndërsa qytetarët numërojnë nëse do ta mbijetojnë muajin, ndërsa shporta e konsumatorit po thyen rekorde, ndërsa karburanti po shtrenjtohet për javën e dytë radhazi, ndërsa fermerët po shesin nën çmimin minimal dhe të rinjtë po largohen nga vendi, ne qenkemi të parët. Të parët në imagjinatë. Evropa vetëm mund të na ketë zili”, thuhet më tej në reagim.
LSDM vazhdon me tone ironike, duke shtuar se “gjermanët, holandezët dhe suedezët” pyesin se si arrihen këto rezultate, ndërsa përgjigjja, sipas tyre, është “me konferenca për shtyp”.
“Kjo nuk ka më kufij. Nesër do të jemi të parët edhe në hapësirë. Dhe të parët në numrin e frigoriferëve bosh. Dhe të parët në gjatësinë e radhëve në kufij”, përfundon reagimi i LSDM-së.

