LSDM: Mickoski i pasuksesshëm në çdo fushë, mbetet peng i Apasievit

LSDM ka reaguar pasi që sot VMRO akuzoi dyshen Kovaçevski dhe Zeçeviq se i tremben zgjedhjeve dhe po e mbajnë peng edhe LSDM-në edhe shtetin, pasi që e “dëgjojnë Zajazin dhe Strumicën”.

LSDM vlerëson se me qeverisjes katastrofike të kryetarëve të tyre, me mbështetjen gjithnjë e më të dobët të politikave destruktive, VMRO-DPMNE po konsolidon rolin e saj si peng i Dimitar Apasievit.

“Hristijan Mickoski, kryetari i mprehtë, emri i të cilit nuk ishte në asnjë fletë votimi, i frikësuar të përballet me qytetarët, e di saktësisht se cila është frika e tij më e madhe. Tandemi Kovaçevski – Zeçeviq mposhti Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Mavrovë dhe Rostuse dhe Centar Zhupa dhe e njëjta disfatë do t’u ndodhë në zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024”, thekson LSDM-ja.

Partia në pushtetn thekson se vazhdon  kursin reformues, politikat ekonomike për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve,  si dhe hapat për anëtarësim të plotë në BE. /SHENJA/

MARKETING