LSDM: Mickoski i huqi të gjitha parashikimet për krizën energjetike

LSDM: Mickoski i huqi të gjitha parashikimet për krizën energjetike

LSDM-ja ka reaguar ndaj VMRO-DPMNE-së dhe kreut të saj Mickoski, duke e quajtur si “pengu i Dimitar Apasievit” dhe “mosnjohës i dëshmuar i politikës dhe energjisë”. Sipas tyre, Mickoski i huqi të gjitha parashikimet që ia dha opinionit.

“Gabimi i tij i parë dhe më i madh ishte se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë këtë dimër do të rritet në mënyrë drastike, nga 30 deri në 40 për qind. Por realisht, çmimi i energjisë elektrike jo vetëm që u rrit, jo vetëm që qytetarët nuk paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike, por çmimi i energjisë elektrike u ul në mënyrë drastike për 72 mijë kompani”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

MARKETING