LSDM mban zgjedhjet për kryetar, Filipçe kandidati i vetëm

LSDM mban zgjedhjet për kryetar, Filipçe kandidati i vetëm

Sot do të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake për Kryetar të LSDM-së që ishin anuluar për shkak të tragjedisë në Koçan.
Socialdemokratët thonë se janë partia e vetme që Kryetari e zgjedh përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake.

“Zgjedhjet do të mbahen në organizatat komunale të LSDM-së gjithandej vendit, në 78 vendvotime, të cilët në ditën e votimeve do të jenë të hapur nga 08.00 – 20.00. Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar dhe ka mbyllur Listën Zgjedhore, ku aktivisht janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, paravanë për fshehtësinë e votës, kutitë zgjedhore, shenjat dhe gjithçka që duhet për ditën zgjedhore”, thonë nga LSDM-ja.

Votimi i të sëmurve dhe të pafuqishëve u mbajtë të shtunën më 05 prill.

MARKETING