LSDM-ja merr vendim: Vazhdojnë bisedimet me Aleancën për zgjerimin e shumicës parlamentare

LSDM-ja merr vendim: Vazhdojnë bisedimet me Aleancën për zgjerimin e shumicës parlamentare

Ka përfunduar mbledhje e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së në të cilën është vendosur që të vijojnë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët, për hyrjen e kësaj të fundit në qeveri, raporton SHENJA.

“Vlerësimi i përbashkët është se Aleanca e përkrah konceptin e Maqedonisë evropiane dhe në këtë mënyrë direkte kontribuon në realizimin e interesave strategjike, kombëtare dhe shtetërore për zbatimin e reformave dhe të gjithë hapat e nevojshme për anëtarësim në BE përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë. Këshilli ekzekutiv vendosi unanimisht që partia të vazhdojë bisedimet me Aleancën në bazë të parimeve politike dhe programore. Për bisedime të mëtutjeshme me Aleancën, KE i LSDM-së caktoi grup punues në të cilin përveç kryetarit do të marrin pjesë edhe Mile Zeçeviq – sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski – anëtar i Bordit Qendror dhe Jovan Mitreski – koordinator i GP-së së LSDM-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

MARKETING