LSDM: Dera e bashkëpunimit me Alternativën mbetet e hapur edhe më tej

LSDM thotë se dera për bashkëpunim me Alternativën vazhdon të mbetet e hapur.  Sipas tyre  Alternativa është e mirëseardhur me kontributin e saj në koalicionin evropian.  Sipas propozim- zgjidhjeve kadrovike që Kovaçevski i dorëzoi Kuvendit, Alternative do të humb pozicionet e saja aktuale të ministrave në dy resore – Shëndetëtësi dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë, ndërsa në vend të tyre do të vijnë kuadro të Aleancës për Shqiptarët. Ndërkaq, Alternativa në përbërjen aktuale qeveritare ka dhe një ministër pa resorë për diasporë, Xhemail Çupi, por deri tani nuk ka informacione nga Qeveria nëse është propozuar shkarkimi i tij. Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski tha se LSDM nuk i ndan partitë, por është e hapur për bashkëpunim të ardhshëm edhe me deputetë të tjerëqë dëshirojnë t’i mbështesin reformat, politikat ekonomike dhe agjendën e BE-së për ardhmëri më të mirë të vendit.

 

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

“I drejtojmë porosi Alternativës se dera për bashkëpunënim është e hapur edhe më tej. Këto kohëra janë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane dhe për reformat ekonomik dhe iu bëjmë thirrje që të  ngrihen mbi interesat e ngushta partiake dhe të mendojnë edhe njëherë. Edhe pse Alternativa nuk iu përgjigj ofertës për vazhdimin e bashkëpunim, partia është e mirëseardhur me kontributin e saj në koalicionin evropian”.

MARKETING