Lot në sy dhe pikëllim i madh te FC Shkupi, futbollistët anuluan stërvitjen!

Lot në sy dhe pikëllim i madh te FC Shkupi, futbollistët anuluan stërvitjen!

KF Shkupi sot për herë të parë u mblodh pas tragjedisë në Koçan, ku humbi jetën lojtari i tyre Andrej Lazarov.
Me trishtim të pamasë, të qara dhe lot në sy, lojtarët, stafi trajnues dhe drejtuesit e klubit u mblodhën sot në dhomat e zhveshjes në stadiumin e Çairit dhe i bënë homazhe shokut të tyre të skuadrës të vdekur tragjikisht.
Fanella e Andrej Lazarov ishte në vendin e saj. Fanella me numrin 77 do të jetë përgjithmonë shenja me të cilën Çairi do të kujtojë Andrej Llazarovin, djalin që vdiq duke shpëtuar jetë të tjera.

MARKETING

Description of image

MARKETING