Logos-A sjell veprën “Si të lexohet Kur’ani” në tre vëllime të mendimtarit boshnjak Enes Karić

Sh. B. “Logos-A”, këto ditë ka nxjerr në botim veprën “Si të lexohet Kur’ani” në tre vëllime të mendimtarit boshnjak Enes Karić.
MARKETING
Më poshtë postimi i plotë i Logos-A në rrjetin social facebook:
Libri: Si të lexohet Kur’ani (I-II-III)
Autor: Enes Karić
Formati: A5
Në duart e lexuesve tashmë e sjellim veprën në tre vëllime të mendimtarit boshnjak Enes Karić, “Si të lexohet Kur’ani”.
Kjo vepër sublime ashtu siç mund të vërehet nga titulli është ftesë për lexuesin që të sodit mbi librin e shenjtë dhe interpretimin e tij. Sipas tij, Kur’ani e komenton vetveten, kurse interpretimet tona njerëzore janë vetëm një plotësim dhe krijim njerëzor.
Prandaj, leximi i ri i këtij libri paraqet një hapje të re ndaj përsiatjeve të reja fetare dhe hapje ndaj rrugëve të reja, të panjohura.
Vepra iu dedikohet teologëve, studiuesve të islamit dhe masës së gjerë.
Frymëzimi vazhdon…