Logos-A boton romanin “Udhëtim për në Tajan” të mendimtarit boshnjak Ferid Muhiç

Sh.B. “Logos-A” gjatë këtyre ditëve për lexuesin shqiptar, ka botuar romanin “Udhëtim për në Tajan” të mendimtarit boshnjak, Ferid Muhiç.
MARKETING
Libri: Udhëtim për në Tajan (roman)
Autor: Ferid Muhiç
Formati: A5
Faqe: 296
Në vigjilje të Panairit të librit “Prishtina 2025”, Sh.B. Logos-A ka kënaqësinë që lexuesit t’ia paraqes romanin me titull, “Udhëtim për në Tajan” nga akademik Ferid Muhiç.
Udhëtim për në Tajan është udhëtim drejt vendlindjes të cilën e ndërmerr autori, udhëtim në identitet, në njohjen dhe gjetjen e vetes, që ka rrezikuar të humbet në rrënojat e fatit të përmbysur, siç humbet një djep fëmije nën rrënojat e një shtëpie të shembur nga një tërmet çrrënjosës.
Frymëzimi vazhdon…