Lloga: Shumica e re domosdoshmërish do ti pranoj ndryshimet në Ligjin për Këshillin gjyqësor, i kërkon BE dhe jo unë si Krenar Lloga

Lloga: Shumica e re domosdoshmërish do ti pranoj ndryshimet në Ligjin për Këshillin gjyqësor, i kërkon BE dhe jo unë si Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka komentuar ndryshimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor, duke thënë se këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me fundin e mandatit por me punën e grupit punues.
“Bashkë me atë raport të ekspertëve dhe gjykatës me përvojë edh akademik edhe profesorë të ndryshëm u ulën dhe i morën këto rekomandime që të vendosen në propozim ligjin që në fakt vetëm një pjesë e tyre është propozuar dhe zbardhur në ditën e djeshme. Nuk ka qenë e lidhur ngushtë me fundin e mandatit të ministrit”, tha Lloga.
Ai tha se kjo shumica e re parlamentare do t’i pranojë domosodshmërishtë këto propozimet e reja.
“Jam i bindur se do të bëhen këto të njëjtat sepse nuk i kërkon Krenar Lloga, por është BE e cila ka dakorduar këto veprime që do të duhet të inkorporohen në ligj”, tha Lloga. /SHENJA/

MARKETING