Lloga: Kërkesa për ekstradimin e Palevskit do të lëshohet sot

Lloga: Kërkesa për ekstradimin e Palevskit do të lëshohet sot

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, ka njoftuar se dje ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë Lupço Pavlevski- Palço, raporton SHENJA.

“Dje u nënshkrua nga ana ime, të gjitha shkresat u përkthyen në gjuhën turke. Sot deri në përfundim të ditës, gjithashtu edhe në Prokurorinë Publike do të përkthehen dhe sot kërkesa do të dorëzohet edhe përmes postës elektronike, por edhe përmes ambasadës dhe pasi ta marrin kërkesën tonë do të komunikojmë direkt edhe ministrin e Jahtëm të Turqisë”, ka deklaruar Lloga.

MARKETING