Lloga i përgjigjet Kovaçkit: Jo një, por tre deputetët do t’i ketë Fronti Evropian në Njësinë e Tretë Zgjedhore

Lloga i përgjigjet Kovaçkit: Jo një, por tre deputetët do t’i ketë Fronti Evropian në Njësinë e Tretë Zgjedhore

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i është kundërpërgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, i cili ka akuzuar se “Artan Grubi dhe BDI po e dërgojnë Krenar Llogën në Dellçevë dhe Berovë për të blerë vota”.
Lloga thotë se Fronti Evropian në njësinë tre do të ketë jo një por tre deputetë, për të përfaqësuar denjësisht 28 725 votues, shqiptarë, romë, turq dhe boshnjak, që deri dje kanë qenë të papërfaqësuar
“E pranova mesazhin tuaj. E njoh kapacitetin tuaj intelektual, kuadër i pareformuar, i cili për fat të mirë, në një vend anëtar të NATO-s nuk ka perspektivë dhe mundësi për të marrë certifikatë sigurie, gjë që për fatin tuaj të keq, postin Ministër i Mbrojtjes që e ëndërroni gjatë kohë po bëhet i paarritshëm.
Këtë kërcënim mbajeni për vete. Në të njëjtën kohë, Ju falënderoj që na motivoni më tej. Këto budallallëqe të shekullit të kaluar, siç e thot populli, nuk pinë ujë tek ne. Do të më keni çdo ditë, në çdo pjesë të këtij shteti të përbashkët. Maqedonia ime është më e pasur se e Juaja. Maqedonia Evropiane është shumë më e bukur dhe më perspektive, për dallim nga Maqedonia Juaj, e cila është regresive, e izoluar dhe është me “defter” kundër qytetarëve të saj. Ju Kolonel i paaftë, si Front Evropian këtu jemi garancia që ky shtet do të ecë përpara dhe se ky shtet është i të gjithë qytetarëve, si i maqedonasve, ashtu edhe i të gjithë të tjerëve të njësisë së tretë zgjedhore …
– 9308 romë;
– 8628 shqiptarë;
– 5590 turq
– 5199 boshnjakë;
ose gjithsej 28725, votues të papërfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Dhe për fund, korigjohuni, nuk do të ketë një deputet por minimum tre, sepse bartës është Prof. Dr. Sulejman Baki (një turk krenar i këtij shteti), e i dyti në listë është Xhevdet Sadiku (shqiptar krenar nga Maqedonia e juaj e Veriut)”, ka shkruar Lloga.

MARKETING