Liverpooli jashtë Europës, Leverkuseni eliminon West Hamin

Liverpooli jashtë Europës, Leverkuseni eliminon West Hamin

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit 3-0 në Anfield.

Në fakt, Liverpoolid ha përshtypjen se mund ta përmbyste ndeshjen kur Salah shndërroi në gol një penallti në minutën e shtatë.

Sulmuesi egjiptian pati dy raste të pastra, një në pjesën e parë dhe tjetrin në të dytin, por çuditërisht gaboi.

Atalanta u mbrojt mirë në minutat e fundit, duke e merituar kualifikimin.

Kualifikohet në gjysmëfinale edhe Bayer Levekuseni, që barazoi 1-1 në fushën e West Hamit. Skuadra londineze shënoi e para me Antonion, por pak para fundit të kohës së rregullt barazoi Frimpong. “Aspirinat” kishin fituar 2-0 në ndeshjen e parë.

MARKETING