Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,80 % në raport me vendimin e datës 8.11.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,236 %, te nafta për 3,669 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,540 % dhe te mazuti ulja është 3,128 % .

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,50 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nuk ndryshojnë

Nga data 11.11.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 78,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 43,743 (denarë/kilogram).

MARKETING