Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka publikuar sot çmimet e derivateve të naftës ku bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,34% në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të përcakuara në përputhje me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 28.4.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,362 den/kg dhe do të jetë 41,075 den/kg.

Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse
të transportit janë:
ЕUROSUPER BS – 95 – 80,00 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 – 82,00 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 69,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 41,075 (denarë/kilogram)

MARKETING