Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,25% në raport me vendimin e datës 5.9.2022.

 

Nga data 13.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram).