Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimi i benzinave do të ulet për dy denarë, ndërsa çmimi i naftës për 2,5 denarë, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
KRRE ka vendosur që edhe çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë të ulet për 3 denarë.
Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 93,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 96,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 93,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 91,00 (denarë/litër).