Lionel Mesi vazhdon me gola, dhuron spektakël ndaj Kanzas Sitit

Lionel Mesi vazhdon me gola, dhuron spektakël ndaj Kanzas Sitit

Lionel Messi vazhdoi të shkëlqejë në vitin 2025, duke shënuar një tjetër gol në një tjetër fitore të Inter Majamit.

Kjo e fundit mundi Kanzas Sitin me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-tës të Ligës së Kampionëve të “CONCACAF”, duke avancuar me 4-1 në total.

Messi, i cili shënoi golin e vetëm në ndeshjen e parë, shënoi edhe në ndeshjen e kthimit dhe këtë e bëri në mënyrë spektakolare në minutën e 19-të. Luis Suarez i bëri një pasim të mrekullueshëm në buzë të zonës së rreptësisë, Messi e priti topin në gjoks dhe më pas shënoi me volej për epërsinë 1-0.

Ylli argjentinas vazhdoi paraqitjet e tij të shkëlqyera në vitin 2025, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime në tre ndeshje.

Pas kësaj fitore, Inter Majami do të luajë kundër “Jamaican Cavaliers” në fazën e 1/8-tës.

MARKETING