Linjë e drejtpërdrejtë Shkup-Pragë tri herë në javë, kthehet edhe linja për Këln
Përfitime për qytetarët, sektorin e biznesit dhe industrinë turistike janë pritjet nga linja e re ajrore të drejtëpërdrejtë Shkup-Pragë, i cili nga sot operohet nga kompania ajrore me buxhet të ulët “Viz er”. Do të ketë fluturime çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.
Në rrjetin e destinacionit të aeroportit të Shkupit prej sonte një pjesë do të jetë dhe fluturimi për Këëln, me katër fluturime në javë me “Viz er”, secilën të hëne, të mërkurë, të premte dhe të dielën.
“Kjo linjë ajrore është mesazh se Maqedonia i hap dyert drejt Evropës dhe e përforcon ndërlidhjen me një nga rajonet më dinamike. Fluturimi i relacionit Shkup – Pragë është rezultat i vizionit – për ta bërë Maqedoninë më të arritshme, të hapur dhe konkurruese, tha ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska në hapjen solemne me rastin e fluturimit të parë nga Shkupi që është realizuar në orën 14:20.
Bozhinovska ndau përvojën personale nga periudha kur jetonin në Pragë dhe nuk kishte linjë ajrore të drejtëpërdrejtë, duke treguar se lidhja me Shkupin ishte e ndërlikuar, e shtrejtë dhe kërkonte shumë kohë. Për shkak asaj inicioi përësri rivendosjen e linjës, e cila kishte një fluturim të drejtpërdrejtë nga viti 2005 deri në vitin 2012, ndërsa funksiononte si sezonale nga viti 2016 deri në vitin 2018.
Si kryetare e Komisionit të përzier për bashkëpunim ekonomik, në një takim të mbajtur në Pragë në mars të këtij viti, ajo e inicioi këtë temë si një hap konkret përpara në bashkëpunimin dypalësh midis Maqedonisë dhe Republikës Çeke. Iniciativa, siç tha, mori mbështetje të fortë si nga pala çeke ashtu edhe nga institucionet vendase.
“Çdo destinacion i ri që u hapim qytetarëve është mundësi e re – për bashkëpunim më të mirë ekonomik, për më shumë turistë, për zhvillim më të shpejtë të biznesit dhe për partneritete të reja. Kjo është një mundësi për dukshmëri më të madhe për Maqedoninë dhe përfshirje më të fortë në trendet ekonomike dhe teknologjike evropiane. Trafiku ajror nuk është sektor i izoluar, ajo është pjesë e një pamjeje më të gjerë, infrastrukturës moderne, ekonomisë së qëndrueshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Si Qeveri, po krijojmë një mjedis në të cilin linjat ajrore të tilla nuk janë rast i izoluar, por janë pjesë e një vizioni afatgjatë për një vend të lidhur, modern dhe konkurrues”, tha Bozhinovska.

Sipas ambasadorit çek në vend, Jarosllav Lludva, vendosja e linjës ajrore të drejtëpërdrejtë Shkup – Pragë është një hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke.
“Rreth një vit më parë, filluam diskutimet për këtë temë dhe më pas arritëm në përfundimin e përbashkët se ishte vërtet e nevojshme të krijohej një linjë ajrore e drejtëpërdrejtë midis Pragës dhe Shkupit. Do të isha shumë i lumtur nëse ky destinacion do t’ju ndihmonte të zbulonit bukuritë e Pragës dhe Republikës Çeke. Dhe anasjelltas, jam i bindur se bashkatdhetarët e mi do të jenë në gjendje të zbulojnë bukuritë e vendit tuaj”, tha ambasadori Lludva.
Andrash Rado, drejtor i komunikimit në Uizer, kumtoi se çmimi i një bilete për fluturimin Shkup – Pragë në një drejtim në janar është 21 euro.

“Fluturimi i parë që do të realizohet është 100 për qind i mbushur. Besoj se ky destinacion do të jetë i suksesshëm, do të sjellë shumë turistë dhe do të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Jemi të përkushtuar t’i mbajmë çmimet të ulëta dhe nuk parashikohen ndryshime të çmimeve”, tha Rado.
Ai theksoi se Viz er lidh Shkupin me 40 destinacione me fluturime të drejtëpërdrejta dhe paralajmëroi se numri i tyre do të rritet
Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni, theksoi se hapja e kësaj linje ofron një mundësi të re për udhëtarët, lidh Shkupin dhe Pragën dhe krijon mundësi për bashkëpunim ekonomik, turizëm, shkëmbime kulturore dhe zhvillimin e lidhjeve biznesore.
“Jam i lumtur që linja e drejtëpërdrejtë do ta bëjë Pragën edhe më të arritshme për qytetarët dhe kompanitë tona dhe në të njëjtën kohë do t’u mundësojë turistëve dhe investitorëve çekë ta zbulojnë Maqedoninë më lehtë”, tha Kurt, duke theksuar se kjo linjë ajrore është fryt i bashkëpunimit strategjik dhe punës së përkushtuar në grup.

Me hapjen e linjave të reja nga aeroportet e Maqedonisë, theksoi Kurt, po krijohet një rrjet i qëndrueshëm, i sigurt dhe modern që do ta afrojë Maqedoninë me Evropën dhe botën, ndërsa linja e re Shkup-Pragë është një pjesë e rëndësishme e këtij vizioni që do të sjellë përfitime të konsiderueshme për qytetarët, sektorin e biznesit dhe industrinë turistike.
Siç paralajmëroi Kurt, vitin e ardhshëm pritet një rritje prej 20 për qind e qarkullimit ajror nga aeroportet e vendit, me mbi 3,5 milionë udhëtarë. Javën e kaluar, Aeroporti i Shkupit regjistroi udhëtarin e tre miliontë brenda një viti.

