Limaj: Zgjidhja tjetër janë zgjedhjet

Limaj: Zgjidhja tjetër janë zgjedhjet

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka deklaruar se vota e tij do të jetë e ngjashme me seancat e kaluara të kuvendit. Ai tha se gjatë këtij 48-orëshit nuk ka pasur ndonjë lëvizje tjetër. Ai tha se zgjidhja tjetër e kësaj situate të ngërçit politik janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Zgjidhja është se partia fituese duhet të bëjë përpjekjet e mundshme për krijimin e shumicës parlamentare. Shumica parlamentare nënkupton koalicionin qeverisës edhe për parlament edhe për qeveri. Procesi i ndërtimit të institucioneve ka marrë gjithmonë kohë”, tha Limaj.

Limaj tha se NISMA janë këtu për dhënien e kontributit për ndërtimin e institucioneve.

MARKETING