Ligji për veting! Fetai: Sfidojë cilindo zyrtar të BDI-së ta nxjerr dokumentin e atij ligji, nëse ekziston!
Zv/kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka sfiduar anëtarët e BDI-së, pas deklaratave të Ali Ahmetit, se ata kanë përgatitur ligj për veting dhe se i njëjti po qëndron sirtarë për 4 vite.
Fetai vlerëson se nuk është përgatitur asnjëherë një ligj i tillë.
“Ali Ahmeti paska thënë se ligji i tyre për veting po rrin në sirtarë për 4 vite.
Unë e sfidoj cilindo zyrtar të BDI-së që të nxjerr dokument të protokolluar qoftë në Kuvend, qoftë në Qeveri, qoftë edhe në Ministrinë e Drejtësisë. Natyrisht nuk mund të nxjerrin, sepse asnjëherë nuk kanë përgatitur një ligj të tillë, edhe pse kishin pushtet pa fund. Ju njohim, o mashtrues!”, ka shkruar zv/kryeministri Fetai. /SHENJA/