Liga e Dytë – Bashkimi deklason Osogovën, Arsimi fiton Detonitin
Mesditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 11-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Arsimi i Çegranit mundi 2:1 Detonitin me golat e Argjent Gafurit dhe Shefit Shefitit.
Fitore edhe për skuadrën tjetër shqiptare Bashkimin, i cili deklasoi 5:1 Osogovën. Në ndeshjet tjera Makedonija Gjorçe Petrovi triumfoi ndaj Bregallnicës me shifrat 3:0, Vardar Negotina fitoi 2:1 Borecin në transfertë, Ohri barazoi 1:1 me Skopjen, Pobeda mposhti Vardarskin me shifrat 6:2.