Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkon dorëheqjen e Mariçiqit dhe Osmanit

Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkon dorëheqjen e Mariçiqit dhe Osmanit

Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe të ministrit të Jashtëm Bujar Osmani. Ata thonë se prej ditësh po presin për llogaridhënie nga mosrezultati i integrimeve në BE dhe përgjegjësi për frenimin e procesit të integrimeve.

“Pritëm disa ditë që të shokuarit nga rezultatet e Brukselit të vijnë në vete dhe të ndërgjegjësohen për frenimin dhe mpirjen e procesit të integrimit të vendit, por e shohim që kjo kohë nuk i shërbeu atyre për tu ndërgjegjësuar e për të reflektuar mbi (mos)rezultatin. Kjo na lë të kuptojmë që dëshpërimi i tyre është po aq falso sa edhe synimi i tyre për integrim, përndryshe para qytetarëve të këtij vendi do të dilnin me llogaridhënie dhe përgjegjësi dhe jo me ankesa.”- thonë nga LEN.
Për shkak të kësaj “ngecjeje” ata kërkojnë edhe dorëheqjen e tyre të menjëhershme.

“Meqë jemi të vetëdijshëm që as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë që dikush të merr përgjegjësi për këtë dështim të qeverisë, jemi këtu për ta ritheksuar edhe njëherë pakënaqësinë tonë dhe për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zv.kryeminitrit për çështjen e Europiane- Bojan Mariçiq dhe Ministrit për Punë të Jashtme – Bujar Osmanit.”- kërkojnë nga LEN-i.

MARKETING