Liderët shqiptarë të martën te Rama, LSDM mirëpret takimin
Të gjithë liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti I BDI-së, Arben Taravari I Aleancës për Shqiptërt, Afrim Gashi I Alternativës, Bilall Kasami i Besës dhe Menduh Thaçi I PDSH-së të martën do të shkojnë në darkë te kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama. Ftesën që kryeministri Rama ia bëri atyre të premten e kanë konfirmuar shumica e tyre.
LSDM sheh vetëm gjera pozitive nga ky takim. Zëdhënësi I partisë, Darko Kaevski tha se Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe i popullit maqedonas.
“Shqipëria është vend me të cilin së bashku ecim në rrugën evropiane dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Bashkë jemi edhe anëtarë të NATO-s dhe sigurish në planin ekonomik e kemi ngritur bashkëpunimin nëpërmjet iniciativës “Ballkani i hapur”. Çdo takim që është formal dhe joformal dhe që është në interes të dy popujve, në interes të dy shteteve për ne është në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian” , tha Kaevski. Nuk janë dhënë detaje për qëllimet dhe agjendën, por jozyrtarisht mësohet se darka do të ketë karakter joformal.