Lëvizja Anti Bixhoz skeptike ndaj ligjit të ri për lojërat e fatit: Nuk jemi konsultuar

Lëvizja Anti Bixhoz skeptike ndaj ligjit të ri për lojërat e fatit: Nuk jemi konsultuar

Nga deklaratat e fundit të Lëvizja Anti Bixhoz, drafti i ri i Propozim-ligjit për lojërat e fatit ka ngjallur rezerva dhe skepticizëm, pavarësisht se ka marrë miratimin fillestar nga Qeveria. Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, Jushi Emërllahu, thekson se organizata nuk është konsultuar gjatë hartimit të ligjit, as nga Qeveria dhe as nga komisioni përkatës.

Sipas tij, ndryshimet e propozuara nuk i plotësojnë kërkesat kryesore të lëvizjes. Ai veçon faktin se është hequr përcaktimi “500 metra vijë ajrore”, ndërsa në draft përmenden vetëm shkollat si objekte mbrojtëse, duke lënë jashtë objektet fetare. Megjithatë, ai paralajmëroi se lëvizja do ta analizojë më hollësisht ligjin dhe më pas do të dalë me qëndrim zyrtar përmes një konference për shtyp.

Lëvizja Anti Bixhoz vazhdon të mbetet në qëndrimin se kazinotë dhe bastoret duhet të jenë të paktën tre kilometra larg zonave të banuara. Përfaqësuesit e saj shprehen skeptikë se ligji do të kalojë në Kuvend apo se do të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme, duke iu referuar përvojës së tyre dhjetëvjeçare me premtime të ngjashme që, sipas tyre, nuk janë realizuar.

Në fund, nga kjo lëvizje konsiderohet se modeli më efektiv do të ishte ai i disa vendeve fqinje, përkatësisht mbyllja e plotë e kazinove dhe lojërave të fatit në vend.

MARKETING