Legjenda kroate merr drejtimin e skuadrës gjermane, e kërkon Enis Bardhin si transferimin e parë!

Legjenda kroate merr drejtimin e skuadrës gjermane, e kërkon Enis Bardhin si transferimin e parë!

Union Berlin i ka besuar pozitën e trajnerit kroatit të njohur, Nenad Bjelica. 52 vjeçari ka kërkuar nga Union disa blerje në janar për të nxjerrur skuadrën nga kriza. Dëshira e parë e tij është transferimi i Enis Bardhit.

Bjelica e Bardhi kanë punuar së bashku tek Trabzonspor dhe kroati i njeh mirë cilësitë e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut.

Bardhi kohëve të fundit ka shumë pak minutazh tek skuadra turke, Trabzonspor.

Në katër ndeshjet e fundit kapiteni i Maqedonisë, u paraqit vetëm një herë dhe u grumbullua vetëm 15 minuta nën drejtimin e Abdullah Avcit.

MARKETING