Leedsi favorit për Ounahin

Leedsi favorit për Ounahin

Mesfushori i Marokut, Azzedine Ounahi, pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Ai do t’i bashkohet gjatë këtij muaji Leeds Unitedit, që ka parakaluar të gjitha skuadrat e tjera të interesuara për transferimin e tij, shkruan “The Sun” të martën.

Mësohet se Leedsi parimisht ka arritur marrëveshje me Angersin për transferimin e 22-vjeçarit, me të cilin po i negocion detajet e fundit të kontratës. Për kartonin e Ounahit, i cili pati paraqitje të mira në kupën e botës “Katari 2022”, Leedsi ka ofruar 25 milionë euro.
Për Ounahin, mësohet se Leedsi ka mposhtur konkurrencën e fortë të Napolit dhe Leicester Cityt, skuadra që gjithashtu ishin në negociata me Angersin.

Mesfushori defansiv ka 15 paraqitje këtë edicion në kampionatin e Francës, ndërsa me Angersin ka kontratë deri në vitin 2026.

MARKETING