Leclerc gabon dhe i dhuron pole position Perez-it, Verstappen niset i nënti

Leclerc gabon dhe i dhuron pole position Perez-it, Verstappen niset i nënti

Është Sergio Perez ai që merr pole position në Çmimin e Madh të Majemit duke shfrytëzuar një “dhuratë” nga Charles Leclerc. Pasi doli nga pista në fund të sesionit të tretë, piloti i Ferrari-t shkaktoi një flamur të kuq që mbylli në mënyrë efektive kualifikueset e treta, duke i dhënë meksikanit startin nga vendi i parë, i ndjekur nga Aston Martin i Alonso-s.

Rreshti i dytë për Sainz përpara Magnussen, ndërsa Leclerc do të startojë i 7-ti. Fat i keq për Verstappen që do të startojë nga vendi i 9-të, përjashtim i bujshëm nga Q3 për Lewis Hamilton, i cili do të startojë nga vendi i 13-të.

MARKETING