LeBron James pëson dëmtim të rëndë

LeBron James pëson dëmtim të rëndë

Retë janë mbledhur sërish rreth Los Anxhelosit, me dëmtimin e LeBron James që është më i rëndë se sa dukej në fillim.
“Mbreti” pati një problem me këmbën gjatë periudhës së tretë në ndeshjen e Mavericks kundër Lakers, por ai nuk mund të qëndronte më gjatë në parket.

Siç raportohet nga Sams sarania, mungesa e tij mund të jetë shumë më e gjatë se sa ishte parashikuar fillimisht dhe ai mund të jetë jashtë për një kohë të pacaktuar pasi testet e tij nuk ishin të qarta.

Mesa duket, i gjithë stafi mjekësor i Lakers kanë rënë mbi të, pasi ndodhen në pjesën më kritike të sezonit dhe Lakers kërkojnë një mënyrë për të hyrë në play off.

Ata aktualisht kanë një rekord 29-32 dhe janë në vendin e 12-të, me Pelicans që aktualisht vendosin shifrën e 30 fitoreve.

Pas ndeshjes All star, LeBron tha se këto 23 ndeshje të mbetura janë ndër më të rëndësishmet e karrierës së tij, por me siguri do të mungojë në pjesën më të madhe të tyre.

MARKETING