Lazios i mjafton Felipe Anderson, në çerekfinale mund të gjejë Juven

Lazios i mjafton Felipe Anderson, në çerekfinale mund të gjejë Juven

Lazio është skuadra e radhës që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Bardhekaltrit mposhtën 1-0 Bolognan në “Olimpico”.

Golin e fitores dhe të kualifikimit, e realizoi Felipe Anderson në minutën e 33’. Pedro rrëmbeu një top në zonën kundërshtare dhe pasoi për brazilian.

Ky i fundit nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Elseid Hysaj e nisi si titullar me Lazion dhe u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes.

Skuadra e Maurizio Sarrit do të përballet me fituesin e çiftit Juventus-Monza (SuperSport 3, 20:00) në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Me suksesin e sotëm, Lazio siguroi për herë të 13-të radhazi kalimin në tetë ekipet më të mira të Kupës së Italisë.

 

MARKETING