Lazim Destani dhe Ecolog kanë investuar 1 milion euro në Spitalin e Tetovë
Spitali i Tetovës nga sot duket me një pamje të re. Pasi kompani Ecolog me në krye Lazim Destani, kanë investuar prej më shumë se një milion euro në repartin internistik, i cili pas rikonstrumit të tërësishëm, u promovua dhe duket si një spital europian. Njeriu një i kompanisë Ecolog, Lazim Destani, duke faleminderuar ish drejtorin e spitalit të Tetovës, Ilir Demiri, porositi drejtuesit e spitalit që të kujdesën për këto investime të cilët kanë nevojë të mirëmbahen .
“Ne afaristët kemi dëshirë, duam të ndihmojmë, por pak a shumë kemi nevojë që edhe dikush të na motivojë dhe të aktivizohemi në drejtime ku është në të mirën e shoqërisë, në të mirën e njerëzve tan, ku besojë se ç’do kush e dëshiron të mirën dhe mundemi të bëjmë gjëra të mira, por duhet edhe të ecim në drejtim të mirë”, ka deklaruar Lazim Destani, drejtor i kompanisë Ecolog.