Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se plani i propozuar për paqen në Ukrainë, si dhe propozimet e fundit të OKB-së për të ringjallur marrëveshjen e Detit të Zi për grurin, të ishin të dyja “jo realiste”.
“Kjo është tërësisht e pamundur”, tha zoti Lavrov për një plan paqeje prej 10 pikash të nxitur nga Kievi. “Nuk është e mundur të zbatohet kjo. Nuk është realiste dhe të gjithë e kuptojnë këtë, por në të njëjtën kohë, ata thonë se kjo është baza e vetme për negociata”.
Ai tha se propozimet e fundit të Kombeve të Bashkuara për të ringjallur marrëveshjen e eksportit për produktet bujqësore ukrainase ishin “thjesht jo realiste”.
Zoti Lavrov tha se do të vizitojë Phenianin muajin e ardhshëm për të vazhduar negociatat pas marrëveshjeve të fundit të bëra nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në Moskë.