Laporta nuk e përmend Juventusin: Nga 16 në total, 4 skuadra të mëdha italiane duan Superligën

Laporta nuk e përmend Juventusin: Nga 16 në total, 4 skuadra të mëdha italiane duan Superligën

Në një intervistë shumë të gjatë të dhënë për “RAC1”, mes shumë temave aktuale, Joan Laporta foli edhe për Superligën Europiane, projekt në të cilin Barcelona vazhdon të besojë dhe që është gati ta shqetësojë futbollin europian pas opinionit të favorshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Bashkimi Evropian, në mënyrë efektive e legjitimoi lindjen e kompeticionit të ri futbollistik, të studiuar fillimisht nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi. Presidenti i Barcelonës garantoi se janë shumë skuadra të gatshme për të qenë pjesë e kompeticionit të ri, mes tyre edhe katër italiane. Ndër këto, çuditërisht, ai nuk e përmendi Juventusin:

“Superliga mund të ekzistojë duke filluar nga sezoni 2025-2026. Janë Inter, Milan, Napoli, Roma, skuadrat e mëdha spanjolle, përveç Atlético Madridit, Marseille, Benfica, Sporting, Porto, Ajax, Feyenoord, PSV, Anderlecht dhe Brugge.

Do të ishte më mirë të fillonim me 16 ekipe, por kjo do të ishte vetëm një fazë e parë, sepse ekipet e tjera mund të integrohen. PSG? Ata nuk janë të interesuar, sepse qeverisin UEFA-n. Në Angli tashmë kanë Superligën e tyre”.

MARKETING