Lampard: Gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit në Londër

Lampard: Gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit në Londër

Çellsi është mposhtur nga Real Madrid me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kamapionëve. Karim Benzema dhe Marko Asensio ishin golashenues të kësaj sfide. Por pavarësisht humbjes, trajneri i Çellsit, Frenk Lampard, pas përfundimit të ndeshjes në konferencë për media bëri të qartë se skuadra e tij shpreson në kualifikim pasi gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit.
“Rezultati ishte një realitet, por unë u thashë lojtarëve se gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit. Në Stamford Brixh gjithmonë ka pasur momente të veçanta. Real Madridi është një ekip shumë i fortë”, deklaroi Lampard pas ndeshjes.

MARKETING