LAMM: Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se ka ndalesë aktive për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit.
Aksi rrugor nga Kriva Pallanka drejt VK “Cërcoria e Madhe-Golesh” në thellësi pra rreth 600 metra para VK më saktë nga varrezat në f. Cërcoria e Madhe, rruga nuk është e kalueshme nga reshjet e dëborës.
Nga LAMM thonë se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.
Përkujtojnë se nga data 15.11.2024 filloi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2025.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.