LAMM: Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë vende-vende të lagështa

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë vende-vende të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë vende-vende të lagështa, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

“Për shkak të vendosjes së shtresës asfaltike prej datës 20.03.2023 deri më 25.03.2023, rruga rajonale Veles – Gradsko, përkatësisht pjesa nga fshati Nogaevci deri në fshatin Viniçan, do të mbyllet për qarkullim nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, informojnë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING