Laliga nuk e regjistron Gavin si lojtar të ekipit të parë të Barcelonës

Laliga nuk e regjistron Gavin si lojtar të ekipit të parë të Barcelonës

Laliga ka vendosur që Gavin të mos ia pranojë Barcelonës si lojtar të ekipit të parë, për shkak të një mosmarrëveshjeje për regjistrimin e kontratës së tij, dhe tani mesfushori do të detyrohet të heqë dorë edhe nga numri 6.

Mesfushori 18-vjecar trashëgoi numrin e ikonës së Barcelonës dhe tani trajnerit të skuadrës, Xavit, pasi nënshkroi marrëveshje të re në shtator.

Por Laliga e ka bllokuar regjistrimin e një marrëveshjeje të re, pasi Barça vazhdon të ketë probleme financiare.

Gjiganti katalonas e ka tejkaluar buxhetin për vitin sezonal 2022/23 dhe si pasojë, Gavi do të mbetet i regjistruar vetëm si lojtar i ekipit të të rinjve.
Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Laliga në listën e lojtarëve të Barcelonës në uebsajtin e saj zyrtar.

Gavi tani mund të luajë për ekipin e parë të Barcelonës por vetëm me një rrogë të ekipit U19 dhe me numrin 30 në fanellë.

Barcelona është e bindur se mund të krijojë hapësirë në faturën e pagave të saj për ta regjistruar Gavin këtë verë.

Përflitet se për 18-vjeçarin është interesuar kampioni gjerman Bayern Munich.

MARKETING