LAJMI I FUNDIT/ Trump: Hamasi dhe Izraeli arrijnë marrëveshje

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje që parashikon lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur nga ana e Hamasit dhe tërheqjen e forcave izraelite deri në një “vijë të rënë dakord”, ka njoftuar të mërkurën presidenti Donald Trump, duke e cilësuar këtë si “Fazën e Parë” të një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare.
“Kjo është një DITË E MADHE për botën Arabe dhe Myslimane, për Izraelin, të gjitha vendet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi presidenti në rrjetin e tij Truth Social. “TË BEKUAR QOFSHIN PAQEBËRËSIT!”
Njoftimi vjen vetëm pak orë pasi Trump kishte deklaruar se mund të udhëtojë këtë fundjavë në Lindjen e Mesme dhe se është i hapur për të vizituar edhe Rripin e Gazës. /SHENJA/