Lajm i madh për Interin, Lautaro arrin akordin për rinovimin e kontratës

Lajm i madh për Interin, Lautaro arrin akordin për rinovimin e kontratës

Lautaro Martinez do të vijojë të jetë një lojtar i Inter, të paktën deri në vitin 2029. Kapiteni i ziklatërve ishte prej kohësh në tratativa me klubin nga Milano dhe së fundmi, mediat bëjnë të ditur se sulmuesi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit tekssa firma në kontratë për të zyrtarizuar marrëveshjen pritet të vijë gjatë orëve të ardhshme.
Sipas asaj që është zbuluar deri më tani, Lautaro ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029, ndërsa do të përfitojë nëntë milionë euro në sezon dhe falë bonuseve kjo shifër pritet të mbërrijë deri në 10 milionë euro.

Sakaq, interesant është fakti se në kontratë nuk do të përfshihet asnjë klauzolë për një largim të mundshëm para përfundimit të kontratës. Kështu, Lautaro do të vijojë projektin zikaltër dhe do t’i mbetet besnik Interit ndërsa këto sezonet e fundit është shndërruar në liderin e padiskutueshëm të skuadrës.

MARKETING