Lajçak në takim me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara

Lajçak në takim me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi, u dakorduan për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

Lajçak u takua të mërkurën me Kurtin e Bislimin, derisa shkroi në Tëitter se me ta pati diskutime të hapura dhe intensive.

“U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak.

MARKETING