Kuvendi i solli ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve

Kuvendi i solli ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve me 65 vota “pro” dhe 17 “kundër”, pas një diskutimi në seancën pasdite. Ky ligj ka kaluar pavarësisht se presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e ka nënshkruar ende dekretin për shpalljen e tij. Në këtë proces, 12 deputetë kanë votuar me Badenter, duke u ndarë në 6 “pro” dhe 6 “kundër”.

Për këtë ligj janë paraqitur gjithsej gjashtë amendamente, katër prej të cilëve janë propozuar nga LSDM dhe E Majta, por nuk janë pranuar, ndërsa dy amendamente të propozuara nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM janë pranuar. Pas miratimit të ligjit, presidentja Siljanovska Davkova do të jetë e detyruar ta nënshkruajë Dekretin për shpalljen e tij.

Në një deklaratë, presidentja theksoi se ndryshimet e ligjit përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Ajo ka theksuar se ka bërë analiza të thella dhe ka konsultuar ekspertë, dhe ka kërkuar rishikimin e neneve 9 dhe 10 të Projektligjit. Në sqarimin e saj, presidentja ka theksuar se këto dispozita duhet të rishikohen në përputhje me amendamentin 5 të Kushtetutës dhe ligjin ekzistues për përdorimin e gjuhëve.

Gjithashtu, presidentja ka vënë në dukje nenin 182, paragrafi 5 të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili rregullon procedurat për marrjen, vazhdimin dhe revokimin e licencave për punë, duke e përcaktuar ministrin si autoritetin përkatës që do të vendosë mbi formën dhe përmbajtjen e këtyre licencave.

MARKETING