Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë dy seanca plenare.
Në kuadër të seancës së 33-të, deputetët do të debatojnë mbi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese, me procedurë të shkurtuar.
Në rendin e ditës të seancës së 27-të është vetëm një pikë – Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Instrumentin ndërmjet Bashkimit Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni, dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për rregullime të veçanta për zbatimin e mbështetjes nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Instrumentin për reforma dhe rritje.