Kushtetuesja e hodhi posht ligjin për taksën e solidaritetit, shteti duhet t’u kthej 50 milionë euro 156 kompanive
Kasa shtetërore do të zbrazet pwr 50 milionë euro. Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për taksën e solidaritetit, dhe tani, Qeveria, në mënyrë të paplanifikuar, do të duhet të ndajë para nga buxheti dhe t’ua kthejë ato 150 kompanive që e paguanë këtë taksë. Efekti retroaktiv i ligjit, aplikimi i gabuar i direktivës evropiane dhe selektiviteti i ligjit ishin argumentet kryesore që çuan gjykatësit kushtetues në këtë vendim, thotë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski. Tani, çdo kompani që ka paguar taksën e solidaritetit, mund të kërkojë paratë e saj mbrapsht, përfshirë interesin, dhe shteti ka afat 5 vjet që t’ua kthejë. Pritet që të dyja palët të ulen dhe të arrijnë një marrëveshje, pasi në të kundërt do të duhet të nisë një proces gjyqësor.
Pwr të mbushur deficitin e buxhetit, Qeveria e mëparshme e futi këtë taksë si një pagesë të vetme për vitin 2023. E paguan të gjithë firmat që në vitin 2022 kishin të ardhura mbi 10 milionë euro. Sipas ligjit, këto kompani paguan 30% të diferencës në fitimin e vitit kur ndodhi kriza energjetike, në krahasim me fitimin e tri viteve të mëparshme.