Kurti viziton kompaninë e njohur për dronët turk Bayraktar

Kurti viziton kompaninë e njohur për dronët turk Bayraktar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve po qëndron për vizitë zyrtare në Turkiye, ku pos personaliteteve të larta politike turke, Kurti pati rastin që të realizon vizitë edhe kompanisë së njohur turke për dronët Bayraktar, “Baykar Technologies”.

Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë. Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma” – ka thënë pas vizitës Kurti.

MARKETING