Kurti uron Fitër Bajramin: Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

Kurti uron Fitër Bajramin: Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky muaj qoftë rikthim te vlerat më të pastra njerzëore.

“Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe  begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.”

MARKETING