Kurti sot për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut

Kurti sot për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.

Kurti do të takohet me kryeministrin e RMV-së, Hristjan Mickoski.
“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, tha zëdhënësi Përparim Kryeziu për Reporteri.net.

Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik.

MARKETING